Në një aksident rrugor në provincën Sokoto të Nigerisë 17 persona kanë humbur jetën.
Solomon Agure, koordinatori nacional i agjencisë për siguri të rrugëve, u tha gazetarëve se aksidenti ndodhi kur autobusi me pasagjerë u përplas me një automjet në autostradën Abuja-Lokoja.
Agure tha se në aksident humbën jetën 17 persona ndërsa shumë të tjerë janë lënduar.
Ai theksoi se disa nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, duke shprehur shqetësimin se numri i viktimave mund të rritet.
Një hetim është duke u zhvilluar nga policia për të zbuluar shkaqet e tjera të aksidentit bën të ditur Agure duke i bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që gjithmonë t’i përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut për të shmangur aksidentet e panevojshme që mund të çojnë në humbjen e jetës.