Konsensusi në Reformën Zgjedhore ende duket larg teksa tashmë është situat post- afat dhe përpjekjet për konsensus kanë rifilluar.
Palët shkelën afatin e 31 majit teksa sot pas dy ditësh Yuri Kim, amabasadorja e SHBA Yuri Kim, ambasadori i BE Soreca dhe ai britanik Duncan Norman do të takojnë 4 anëtarët e Këshillit Politik , raporton gazetari i News24 Ergys Gjençaj.
Dje Kim ishte në takim me Lulzim Bashën në selinë e PD teksa pritet të shihet se çfarë ndikimi do të kenë këto takime tek ecura e konsensusit në Këshillin Politik.
Edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik një përfaqësues i SHBA u përpoq të bindte palët por pa sukses kurse tani duket se këto tentativa po vijojnë po nga ndërkombëtarët dhe nga treshja Kim- Soreca- Norman që dje ishin në zyrën e Lulzim Bashës.