Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas protestës së zhvilluar për prishjen e Teatrit Kombëtar: Dakord që s’ke qenë ndonjëherë në teatër, s’është mëkat.
Por si minimum, para se t’i stamposh në bluzën e protestës së tallashit Kadri Roshin e Violeta Manushin, mos duhet të dëgjosh çfarë kanë thënë për idenë e teatrit të ri? S’do qe keq të dëgjonim më shumë histori, se histeri!
Veliaj paraditen e sotme paraqiti detajimin e projektit të Teatrit të ri, teksa e quajti atë si një vepër të artit, që do të jetë shumëfunksionale për artistët dhe shumë herë më modern.