Një 27-vjeçar ka rënë në pranga me akuzën e “Përndjekjes” dhe “Falsifikimit kompjuterik”.
Përmes një operacioni koduar “Takimi”, shtetasi me iniciale, I.P. është arrestuar pasi kishte hapur 13 profile me të dhëna të rreme, nëpërmjet të cilave ka kryer dhe veprimet kriminale.
Ky shtetas, përmes mesazheve që dërgonte nga këto profilet e rrjeteve sociale, ka përndjekur vazhdimisht një vajzë në qytetin e Tiranës.
27 vjeçari ka arritur të realizojë dhe një takim me vajzën, duke u prezantuar me të dhëna të rreme.
Në banesën e të riut sipas Policisë, është gjetur dhe sekuestruar një celular iPhone.
Ndërsa vazhdon të hetohet pista, materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekja”