Gjatë një rrëfimi emocionues në një emision televiziv, aktori i njohur Muharrem Hoxha ka ndarë me publikun humbjen e madhe që ka përjetuar – ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij për shkak të Covid-19. Me lot në sy, Hoxha ka rrëfyer se si kjo humbje e ka lënë atë të copëtuar dhe se si po përpiqet të përballet me mungesën e saj.
Hoxha, i cili ka qenë i izoluar në Pogradec gjatë fillimit të pandemisë, ka treguar se ndarja nga bashkëshortja e ka prekur thellësisht. “Mbas fëmijëve në këtë moshë, ajo nuk zëvendësohet kurrë,” thotë ai, duke shtuar se tani fle me televizorin ndezur për të shmangur ndjenjën e vetmisë dhe se ka kërkuar ndihmë psikologjike për të përballuar dhimbjen. Humbja e bashkëshortes së tij ka lënë një boshllëk të madh në jetën e tij, duke e detyruar aktorin të kërkojë ngushëllim në ndryshimin e ambientit dhe në aktivitete të tilla si sporti dhe shikimi i filmave.