Protesta për vrasjen e Klodian Rashës ka agravuar edhe në Durrës. Qytetaret kanë hedhur koshat e plehrave në rrugë, duke u vendosur më pas zjarrin.
Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike dhe kanë shkatërruar zbukurimet e pemës së Vitit të Ri në qëndër të qytetit. Ata kanë tentuar t’i vënë flakën, por kanë ndërhyrë efektivët, të cilët nuk i kanë lejuar.
Disa prej protestuesëve janë shoqëruar nga forcat e policisë.