Aktori Julian Deda ka bërë një reagim në rrjete sociale pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.
Deda shkruan se me vendimin e tij Basha konfirmoi se Sali Berisha është lideri i parë, i vetëm dhe i fundit i PD-së.
“Lul Basha, sapo konfirmoi se Sali Berisha eshte lideri i pare, i vetem dhe i fundit i Partise Demokratike te Shqiperise, sepse lider lind, nuk behesh dot rruges…”, shkruan Jul Deda.