Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të mos lejuar gazetarët që të qëndrojnë në ambientet e komisioneve parlamentare apo në korridore.
Në një postim në Twitter, BE në Shqipëri shprehet se dëgjesat publike dhe aksesi i mediave në parlament është tipar i rëndësishëm i një demokracie liberale.
BE gjithashtu thotë se rregullat e reja nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së apo të këshillave të vëna në dispozicion nga Instrumenti për Asistencë Para-Anëtarësimit.
Projekti i sistemit i është dërguar BE-së në rrugë zyrtare më datën 27 Maj 2014 dhe i është prezantuar nga Kuvendi përfaqësuesve të BE-së në dy takimet e zhvilluara më datat 28 maj dhe 3 qershor 2014. Më datën 17 dhjetor 2014, Komisioni Europian miratoi paketën IPA 2014 për Shqipërinë, e cila përfshin edhe mbështetjen financiare për Kuvendin për instalimin e sistemit të ri audio-video. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisur në këtë kontekst në vitin 2014”, shkruhet në njoftim.