Aktorja e njohur, Eliona Pitarka ka marrë propozim për martesë. E sigurisht që përgjigja që i ka dhënë të dashurit të saj është “Po, përgjithmonë”.
“Përgjithmonë NE, Përgjithmonë PO! Ai më propozoi”, ka shkruar aktorja që duket tepër e lumtur. Pas postimit, ajo ka marrë qindra mesazhe urimi nga kolegë, miq e të afërm të saj.
Aktorja e humorit ka zbuluar prej kohësh se është në një marrëdhënie, por asnjëherë nuk e kemi parë të shfaqet në publik me partnerin.