Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit. Një 22-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi makina me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga.
Njoftimi policisë:
Në aksin rrugor Laç-Patok ,drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi R.Z.,22 vjeç,banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.