Shtimi i menjëhershëm i rasteve në të gjithë vendin ka shtuar si detyre përpara Ministrisë së Shëndetësisë zgjerimin e për pritjen e pacientëve të prekur nga Covid- 19. Ish godina e infektivit në këtë spital tashmë po bëhet gati për t’u shndërruar në një repart Covid në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku fillimisht priten të akomodohen pacientë më të afërt të Qarkut të Elbasanit, ku në momentin që flasim janë mbi 800 pacientë aktiv me Covid -19, në të gjithë qarkun e Elbasanit. Do të jetë më pas Ministria e shëndetësisë ajo që do të përcaktojë detajet e mëtejshme të funksionimit të këtyre spitaleve.
Por tashmë në të gjitha spitalet rajonale janë duke u bërë gati për t’u kthyer në spitale Covid. Shteti i Kuvajtit ka dhuruar sot disa aparatura respiratore në spitalin Rajonal të Elbasanit por ajo që vihet në pikëpyetje janë burimet njerëzore të këtij spitali. Në momentin që flasim në Spitalin Rajonal të Elbasanit është vetëm një mjek pneumolog, ndërkohë që specialist është I nevojshëm sidomos në këtë kohë të covid. Më pas Ministria e Shëndetësisë do të jetë ajo që do të marrë vendime për zgjerimin e mëtejshëm edhe në burime njerëzore, sidomos në spitalet Rajonale.