Pas plot 3 vitesh rrugëtimit të “Hostel by Anabel” i ka ardhur fundi. Projekti i nisur si eksperiment në qershor të vitit 2018, duke filluar që nga ideja, vendi i transmetimit, përzgjedhja e personazheve, rezultoi në një sukses që u dëshmua si nga numri i madh i ndjekësve, po ashtu edhe nga interesi i sponsorëve, të cilët për herë të parë në historinë e argëtimit shqiptar, mbështetën një projekt të përqëndruar tërësisht në platformën e Youtube.
LEXO EDHE:
Vajzat protagoniste të “Anabel Hostel” largohen në mënyrë të çuditshme nga…
Kriza e fundit e koronavirusit që preku rëndë ekonominë globale, fatkeqësisht e penalizoi projektin si financiarisht, ashtu edhe nga ana fizike e krijuese, duke reduktuar sponsorizimet dhe shumë plane për aventura si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, që në koncept, ishin “lëngu” i kontentit. Rrjedhimisht, u ndjemë të detyruar që këtë projekt, ta mbyllnim pak përpara kohe, duke u mbështetur fatmirësisht në materialin e përgatitur përpara nisjes së karantinimit, shkruan produksioni i Anabel Media.
Regjisori i dy sezoneve të para, i cili e bekoi edhe me emrin “Hostel” serialin, ka qenë Endri Delisula, ndërsa produksioni mban firmën e Nilor Film në sezonin e tretë dhe menaxhere e e produksionit Amela Çaçi. Pesë protagonistet e serialit Alberta Kamenica, Ana Haxhimali, Deamishel Hoxha, Megi Pojani dhe Viola Gjoleka.
Anabel do të vazhdojë misionin e saj me formate të tjera që do të jenë gjithmonë e më shumë pranë standardeve që kërkon tregu ndërkombëtar. Duke filluar nga një projekt i ri filmik që është “under-construction”.
https://www.instagram.com/p/CA7qyVOBL62/?utm_source=ig_web_copy_link