Forca policie në mbarë botën konfiskuan 6.5 milionë dollarë në cash dhe monedha virtuale në një aksion të koordinuar ndaj tregut të zi online.
179 persona u arrestuan në Evropë dhe SHBA dhe u konfiskuan 500 kg drogë dhe 64 armë.
Në një deklaratë për shtyp, Europol tha se aksioni i jep fund epokës së artë për këto tregje. “Interneti i fshehur nuk është më i fshehtë,” u shpreh kreu i Krimit Kibernetik në Europol Edvardas Sileris.
Operacioni i njohur si DistrupTor ishte një përpjekje e përbashkët mes Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Europol. Nga të arrestuarit 119 ishin në SHBA, 2 në Kanada, 42 në Gjermani, 8 në Holandë, 4 në Britani, 3 në Austri dhe një në Suedi.
Policia ka përmirësuar taktikat për të aksesuar tregun e zi që zakonisht mund të arrihet vetëm përmes mjeteve të specializuara. Operacioni i fundit vjen pas rrëzimit të tregut të zi Wall Street i cili mendohet të ketë qenë tregu i dytë më i madh i jashtëligjshëm online.