Episodet e sagës që mban si kryetitull “Shekulli Madhështor” tashmë do e kenë një fund.
Pronari i kompanise TIMS, Timur Savc, i pyetur nga mediat turke rreth vazhdimësisë së serialit të “Muhteşem Yüzyıl”, është përgjigjur se pas “Sulejmani i Madhërishëm” dhe “Sulltanesha Kosem”, kompania TIMS nuk do të prodhojë më seriale rreth historisë së perandorisë osmane, duke mbyllur kështu kapitullin e “Shekullit Madheshtor”.
Ishte “Shekulli Madhështor: Sulejmani i Madhërishëm”, ai që nisi fillimin e këtij seriali, i cili fitoi një audiencë rekord, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë shtete të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Në vendin tonë, ai u transmetua në ekranin e televizionit tashmë off-air Albanian Screen, duke i siguruar këtij televizioni audiencën kryesorë në fashën primetime gjatë mbrëmvjeve.
Ndërkohë, në fund të 2015, TIMS nxorri në transmetim spin off-in e Sulejmanit, tashmë duke treguar historinë e Sulltaneshës Kosem. Por që nga fillimi i tij e deri më tani, “Kosem Sultan” pësoi një rënie të ndjeshme të audiencës duke humbur njëkohësisht edhe interesin e shikuesve.
Do të jetë finalja e sezonit të dytë të”Sulltanesha Kosem” ai që do të shënojë fundin për “Shekullin Madhështor”./imalbania.com/