Dyshohet se flakët janë përhapur nga zjarri në oxhak. Mësohet se si pasojë e flakëve, nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Një banesë në Vlorë mbrëmjen e sotme është përfshirë nga zjarri. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 29 nëntori. Dyshohet se flakët janë përhapur nga zjarri në oxhak. Mësohet se si pasojë e flakëve, nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Zjarrëfikësja ka mbërritur menjëherë dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Vetëm disa orë më herët, një banesë është përfshirë nga flakët në Shkodër ku për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.