Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “Partizani” në Vlorë
Mësohet se personat kanë mundur të dalin nga banesa. Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një bombol gazi e cila ka shpërthyer duke djegur plotësisht banesën. Të rrezikuara janë dhe shtëpitë e tjera rreth saj.
Forcat e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “Partizani” në Vlorë