Mbrëmë edhe pse në kushte pandemie është zhvilluar “Nata e Bardhë” por virtualisht. Bashkia ka organizuar një koncert që u dha vetëm online me disa këngëtarë të ftuar.
Ndër ta ishin dhe Soni Malaj e Dafina Zeqiri të cilat të dyja ishin veshur me të kuqe. Teksa Dafina këndoi live dhe gjithë kamerat ishin fokusuar tek ajo dhe këngët që tashmë janë kthyer në hit, nga ana tjetër Soni Malaj këndoi dhe performoi në të njëjtën kohë për thuajse 20 minuta.
Kjo është një nga përformancat më të shkëlqyera të Sonit, të cilën mund ta ndiqni të plotë në linkun e mëposhtëm.