Edicioni virtual i 2020-ës së “Billboard Women in Music” është hapur nga Dua Lipa e cila ka dhënë një performancë të jashtëzakonshme të këngës “Boys will be boys”.
Qëllimi i performancës ishte ngritja e zërit ndaj ngacmimeve seksuale dhe ndarja e përvojave të grave të cilat janë lodhur nga sjellja toksike e burrave.
E veshur me një fustan të zi të gjatë që vinte i fryrë nga beli e poshtë, zëri i Duas mbushte skenën bosh që shoqërohej nga një kuartet harqesh.
https://www.instagram.com/tv/CIqKB6vHsvy/?utm_source=ig_web_copy_link
Ajo u vlerësua me “Women in Music Poeerhouse” të këtij viti dhe në fjalën e saj tha: “Le të vazhdojmë të festojmë për gratë dhe të vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha vajzat e reja që të jenë fuqitë e së ardhmes.”