Sapo kemi përfunduar javën e dytë të konkurrimit dhe shumë surpriza janë zbuluar.Që në fillim të edicionit është premtuar që ky do të jetë një edicion mirëfilli ndërkombëtar dhe kështu do të ndodhë. Me datë 23 shtator kengamagjike.com bëri me dije e fituesi i “Sanremo 2009” Marco Carta, do të konkurrojë në edicionin e 23-të. Tani ka ardhur momenti të zbulojmë një konkurrent tjetër të kategorisë “Big International Artist”.
ALVAN, është këngëtari francez i cili do t’i bashkohet garës në javën e tretë të konkurrimit. Rikujtojmë se në maj Alvan përfaqësoi Francën në “Eurovision” me këngën: “Fulenn”. Ekskluzivisht kengamagjike.com zbulon titullin e këngës konkurruese të Alvan. Çudituni sa të doni, sepse kënga titullohet “CALZONE”. Alvan vjen “i veshur nën petkun e picajolit” dhe vokali, performanca, energjia skenike do të jenë shijet që do të përbëjnë calzonen këngëtarit këtë të dielë..
Vlen të përmendet se Alvan përpos se vokalist është një multi-instrumentist. Pas përfaqësimit të Francës në Eurovision Song Contest, ai nënshkroi kontratën me “Warner Music France” nga ku ka publikuar mini albumin (EP) me titull “Magma”. Një EP, ku numërohen më shumë se 20 milion transmetime në platformat virtuale muzikore.