David Gabrieli është një 39 vjeçar francez, i cili jeton në Australi dhe akuzohet për ngacmim dhe abuzim seksual nga disa vajza. Ai i njihte ato nëpërmjet aplikacioneve të takimeve gjatë periudhës gusht 2017- janar 2018. Ka qenë një prej vajzave që e ka denoncuar në polici, pavarësisht se disa kohë pasi ngjarja kishte ndodhur.
Ajo që bëri përshtypje në këtë mes ishte si e prezantonte ai veten online, për të tërhequr vajzat. Gabrieli shprehej se ishte doktor që punonte në Ambasadën zviceriane dhe përdorte fotot e Lorik Canës. Kaq mjaftonte që vajzat të tërhiqeshin dhe të vendosnin të dilnin në një takim me të. Pasi e takonin, ato e kuptonin që ndonëse kishte ngjashmëri me fotot, ishte shumë më i vjetër dhe i lindnin dyshimet e para. Më pas, ai i kërkonte marrëdhënie seksuale pa dëshirën e tyre.
Ndërkohë që gjyqi është në vazhdim e sipër, vetë Lorik Cana nuk ka bërë asnjë reagim.