Nuk është hera e parë e parë e për fat të keq as e fundit, që personazhet publike bien pre e mashtrimeve që bëhen në emër të tyre. E fundit që është përballur me këtë fenomen të shëmtuar dhe abuziv është moderatorja simpatike, Rudina Magjistari.
Emri i saj është përdorur së fundmi nga disa persona, ende të paidentifikuar, për zhvatje parash. Sapo e ka vënë re këtë adresë false, moderatorja përmes një statusi në Instastory u ka bërë thirrje të gjithë ndjekësve të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe se duket qarë që janë gënjeshtra dhe që askush s’duhet t’i besojë.
“Profile false me emrin tim në FB janë duke shpërndarë postime mashtruese, ndaj ju lutem mos i bëni like apo share. Habitem se si mund të besohen gjëra të tilla, ku mashtrimi dhe gënjeshtra është kaq ashiqare, por ja që ndodhin. Brenda mundësive do t’ju lutesha edhe t’i raportonit. Faleminderit”, shkruan ajo.