Ditën e sotme përcillen për në banesën e fundit, Irvana Hyka, 28-vjeç, dhe bashkëshorti i saj Demokrat Medinaj, 31 vjeç. Ky i fundit ekzekutoi bashkëshorten e tij, e cila ishte 6-javëshe shtatzënë duke e qëlluar 31 herë më thikë, për arsye ende të paditura. Pas krimit, ai u largua nga banesa për të shkuar pas saj, në vendgrumbullimin e plehrave, aty ku dhe i dha fund jetës së tij. Dyshimet e para janë se 31-vjeçari mund të jetë vetëhelmuar.
I ati i Irvanës u shpreh se lajmin e vrasjes e mësuan më vonë, pasi fillimisht ia raportuan si vdekje aksidentale. I pikëlluar ai ështës shprehur se vajza e tij ndërroi jetë në lule në rinisë.
“Irvana ishte shumë e ndrojtur dhe asnjëherë nuk na ka folur për konflikte. Ata u martuan para 9 vjetësh me lajmësi dhe jetonin mirë. Lajmin për vdekjen e saj në fillim na e dhanë duke na folur për vdekje aksidentale, por pastaj mësuam rrethanat e vërteta të ngjarjes. Dhëndri sillej mirë me ne dhe me vajzën. Policia ta zbardhë arsyen, sepse edhe ne jemi të pikëlluar që nuk dimë si na iku kështu vajza në lule të rinisë”.
Motivet e krimit të rëndë ende nuk dihen, ndërsa familjarë të 28-vjeçares një ditë më parë u shprehën se çifti nuk kishte probleme dhe se autori i ngjarjes ishte i shëndetshëm mendërisht. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e familjes Medinaj në lagjen “Sheq i Madh” në Fier pasditen e së mërkurës, kur në banesë ndodheshin edhe pjestarë të tjerë të familjes dhe dy fëmijët e mitur të çiftit.