Plazhi në brigjet perëndimore të Detit Kaspik, është vërtet i çuditshëm, shto këtu dhe “bishën” ujore që plotëson panoramën.
Pasi qëndroi i fjetur për më shumë se tre dekada, ‘Përbindëshi’ i Detit Kaspik ka qenë përsëri në lëvizje. Bëhet fjalë, për një nga makineritë më tërheqëse fluturuese të ndërtuara ndonjëherë, që është duke përfunduar atë që mund të jetë udhëtimi i saj i fundit.
Në korrik të këtij viti pas 14 orësh në det, një flotë me anije manovruan ngadalë përgjatë brigjeve të Detit Kaspik për të shpërndarë ngarkesën e tyre të rëndë speciale në destinacionin e saj, një pjesë e bregdetit afër pikës më jugore të Rusisë.
E fundit e llojit të saj për të lundruar në ujërat e Kaspikut, “Lun” u braktis pas shembjes së Bashkimit Sovjetik në vitet 1990, u dënua të ndryshket në bazën detare rreth 100 kilometra (62 milje) larg bregut nga Derbent.
Por, para se të zbehej në harresë, ajo ishte shpëtuar falë planeve për ta bërë atë një atraksion turistik pikërisht në një kohë kur ky koncept i pazakontë udhëtimi mund të ishte gati të bënte një rikthim.