Duhet ta pranojmë se që në momentin e parë kur Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, bën publik lajmin se ishin në pritje të fëmijës së parë, jo vetëm fansat e tyre, por edhe mediat, kanë ndjekur çdo moment nga pritja e ëmbël, të interesuar për të gjitha detajet.
E teksa Sara ndodhet në ditët e fundit ë shtatzanisë, duket se ka nga ata persona që po e presin aq me padurim ardhjen në jetë të vajzës së tyre sa janë në ankth. Të paktën kështu thotë ajo me anë të një postimi në Instagram, ku po ashtu zbulon se ka njerëz që i shkruajnë “Na lodhe, na lodhe”, të cilët mesa duken po lodhen nga shtatzënia e Sarës më shumë se ajo vetë. Apo ndoshta e kanë nga dashuria e tepërt dhe duan ta ndajnë lodhjen me të?
Sido që të jetë, Hoxha ka edhe një shënim në formë ironie për ata që mesa duket e kanë pyetur apo komentojnë se kur ajo do të “pjelli”, duke thënë se ajo “e di që për të pjellë, pjell lopa”, ndërsa nuk i harron edhe t”i falenderojë.