Për të dhjetën herë revista prestigjoze amerikane “Forbes” ka pëzgjedhur kancelaren gjermane Angela Merkel si gruan më të fuqishme në botë për vitin 2020.
Në vendin e parë kryeson Merken, e cila ndiqet nga presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.
E treta në listën me 100 gratë më të fuqishme në botë është nënkryetarja Amerikane e Zgjedhur Kamala Harris , i cila do të shërbejë si Zëvendës Presidentja e parë femër e Shteteve të Bashkuara dhe është e para Amerikane me ngjyrë dhe Indiane që mban pozicionin.
Përveç tyre, në pesë pozitat e para renditen edhe nën-presidentja e zgjedhur amerikane, Kamala Harris, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe filantropja amerikane, Melinda Gates.
“Lideret e listës së 100 grave më të pushtetshme në botë e revistës Forbes, luajnë rol tejet të rëndësishëm në të përcaktuarit e asaj se si do të duket bota pas pandemisë. Fuqia e tyre kalon përtej fushave ekonomike dhe politike, për të transformuar industrinë dhe për të zgjidhur çështjet më urgjente shoqërore. Fuqia e tyre për të na çuar përpara, nuk ka qenë kurrë më e nevojshme”, është thënë në deklaratën e revistës që ka renditur emrat.