“Emily in Paris” është një serial që ka fituar ndjekës anembanë botës e një ndër më të komentuarit nga amerikanët dhe francezët. “Netflix” inkurajoi ndjekësit të ndiqnin ëndrrat e tyre pa patur dyshime dhe ndjenjën e turpit me anë të Lily Collins, ose me emrin e karakterit të saj në serial, Emily, një 20-vjeçare e cila shpërngulet në Paris, për një mundësi karriere të “minutës së fundit”, por që mund të ndryshonte të gjithë jetën e saj.
Megjithatë, vlen të theksojmë se xhirimet gjatë pandemisë nuk ishin pa sfida. Collins është shprehur se:
Ishim duke xhiruar një shfaqje në një qytet që është shumë i populluar ku njerëzit kanë të gjithë maska, por në botën tonë nuk ka, kështu që kur xhironim ato duheshin hequr. Dhe sapo të ndalonim regjistrimet i vendosnim. Kishte disa herë kur ata fillonin të xhironin dhe unë u thoja: “Prisni, gjysma e njerëzve në skenë janë ende me maska”.
Ndërkaq, më poshtëju sjellim disa nga vendet e xhirimit nga “Emily in Paris” që mund t’i vizitoni në jetën reale:
1. Place de Valois
2. Place de l’Estrapade
3. Jardin du Luxembourg
4. Place du Panthéon
5. Café de l’Homme
6. Pont Alexandre III
7. Musée des Arts Forains
8. Palais Garnier
9. La Maison Rose
Rikujtojmë se, aktorja e njohur Lily Collins, i është përgjigjur reagimeve të ashpra që mori seriali “Emily in Paris” për mungesën e diversitetit dhe përshkrimeve të njëtrajtshme të kulturës franceze, mes gabimeve të tjera, pasi sezoni i parë u publikua në Netflix vitin e kaluar. Një javë përpara premierës, Lily, e cila luan në serialin komedi-dramë, shpjegoi se si polemikat rreth “Emily in Paris” ndikuan në qasjen e krijuesve ndaj sezonit të 2-të.
Sa i përket jetës sentimentale, Lily Collins së fundmi i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me të fejuarin e saj, regjisorin Charlie McDowell, në një ceremoni private në Dunton Hot Springs, Colorado. Ylli i “Emily In Paris” dhe vajza e rokerit Phil Collins, e ndanë lajmin e lumtur në rrjetin social Instagram me një fotografi mahnitëse nga dita e madhe, me të e cila shkëlqente.