Pikërisht kur menduam se më në fund pas 8 muajsh qëndrimi në “Për’puthen”, personazhi më i vjetër i programit bëri zgjedhjen e tij, Mevlani na ka habitur të gjithëve. Ndërkohë që marrëdhënia me Ledjanën duket se po shkon për mrekulli, konkurrenti nga Kavaja ka ngritur shumë dyshime me postimin e fundit në Instastory.
Mevlani ka publikuar një foto të vetes të shoqëruar me një pjesë të këngës së tij “Love story”.
Dhe çfarë na ka lënë pa fjalë ishte statusi i shkruar nga ai: “Dënimi më i madh në jetë është kur dashuron personin e gabuar”.
Për kë e ka vallë Mevlani këtë dedikim?! Për dikë jashtë apo i drejtohet Antonelës? Kjo mbetet për t’u parë!