Portali i videove ka fituar 15 miliardë dollarë për vitin 2019. Pas vitesh Alphabet ka zbuluar shifrat e xhiros së platformës Youtube.
Vetëm YouTube ka pasur një qarkullim prej 15.15 miliardë dollarë për vitin 2019, që përllogaritet si 10% e të gjithë të ardhurave të Google. Në tremujorin e fundit të paraqitur nga Alphabet, për herë të parë në pesëmbëdhjetë vjet gjigandi Mountain View ka vendosur të bëjë të njohur shifrat e fituara nga platforma e vidoeve, e cila konfirmohet si një nga diamantet e grupit, që tani drejtohet plotësisht nga Sundar Pichai.
Për sa i përket tremujorit të katërt që përfundoi në dhjetor, YouTube fitoi 4.7 miliard dollarë nga reklamat, dhe në përgjithësi u rrit me 36.5% nga një vit më parë, duke i rritur fitimet nga 11.5 miliardë dollarë në 2018 deri në 15.15 miliardë dollarë. Ndërsa, sa i përket përdoruesve, numri po rritet, me 20 milion abonentë për shërbimet e tij Premium dhe Music Premium dhe mbi 2 milion abonentë në TV YouTube.
Një tjetër shërbim në rritje është ai i Google Cloud, i cili nga një xhiro prej 5.8 miliardë dollarë në 2018 ka arritur në 8.9 miliardë në 2019. Pjesa më e madhe e fitimeve të Alphabet, megjithatë, vazhdon të vijë nga motori i kërkimit Google, me të ardhurat në rritje në 27.2 miliardë dollarë në tremujorin e fundit dhe duke arritur 98.1 miliardë dollarë në total për vitin 2019.
Në përgjithësi, gjigandi i teknologjisë raportoi të ardhura totale prej 46.1 miliardë dollarë në tremujorin e fundit të vitit, por shkalla e rritjes vjetore është pak më e ulët, nga 22% në 2018 në 17%. Për më tepër, të ardhurat e Big G kanë regjistruar një rënie nga pritshmëritë, të cilat panë të ardhura totale në tremujorin e katërt prej 46.9 miliardë dollarë.
Kjo ndoshta ka ndikuar që kompania të humbasë katër pikë përqindje në bursë. Megjithatë, Alphabet ka një fitim të përgjithshëm prej 161.9 miliardë dollarë për vitin 2019, një rritje prej 18% në krahasim me vitin e kaluar dhe kjo sigurisht që do të forcojë pozicionin e saj brenda klubit të vogël të kompanive me perfitime rekord që i ju shtuan vitin e kaluar.