Po, është mëse e vërtetë që ekranet televizive gjatë verës janë “bosh”, pasi pothuajse të gjithë programet tona të preferuara kanë fazën e tyre të pushimeve për t’u rikthyer sërish në sezonin e ri në Shtator, por kjo nuk do të thotë që organizatorët e programeve televizive e kanë të gjithë Verën pushim, pasi duhet të jenë të përkushtuar dhe të kenë çdo gjë gati për një sezon të ri të suksesshëm!
Edhe Arbana Osmani me stafin e emisionit të saj “Dua të të bëj të lumtur” i cili do të nis për herë të parë në Top Channel gjatë muajit Tetor, këtë Verë e kanë pasur të përkushtuar për këtë emision, duke xhiruar histori sa më emocionuese sa një një qytet në një tjetër, sa në një shtet në një tjetër.
Nga postimi i fundit që Arbana ka bërë në Instagram, ajo dhe stafi i emisionit të saj shihen në një festë familjare në Fiershegan të Lushnjes. Mesa duket na presin histori vërtetë emocionuese… Ju mos u lodhni, shijoni pushimet, Arbana dhe organizatorët po bëjnë çdo gjë gati, ju vetëm prisni muajin Tetor për të shikuar seritë e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, deri atëherë kujdes me diellin gjatë ditëve të verës që kanë mbetur dhe qëndroni me IMA për çdo të re nga bota e medias! Se harruam, për Arbanën mos u shqetësoni sepse edhe ajo i ka shijuar disa ditë të mira pushimesh verore :).