Kompania e produksionit dhe distribucionit Entertainment One (eOne) e cila muaj më parë ka marrë kontrollin e katronit të animuar Peppa Pig, ka refuzuar ofertën e televizionit anglez ITV për të blerë të drejtat e transmetimit.
ITV ka ofruar një shumë prej 1 miliard paund, shifër kjo që nuk është marrë në konsideratë nga “Entertainment One” shoqëria kanadeze që zotëron të drejtat e filmit të famshëm për fëmijë ‘’Peppa Pig’’.
Sipas Entertainment One vlera e filmit të animuar është shumë më e lartë se shuma e ofruar. Ja se çfarë thuhet në deklaratën zyrtare të lëshuar nga kompania:
Bordi Drejtues i eOne ka shqyrtuar propozimin dhe hodhi poshtë unanimisht mbi bazën se kjo ofertë nënvlerëson vlerën e kompanisë dhe perspektivat e saj.
Por lajmi i mirë vjen për Shqipërinë. Platforma Tring ka blerë ekskluzivisht të drejtat televizive për transmetimin e filmit të animuar për fëmijë “Peppa Pig”. Ky program transmetohet për shikuesin e vogël çdo ditë në Tring Tring, kanali 111 i platformës Tring.