Pentagon Papers”, skandali i publikimit të dokumenteve sekretë shtetërorë mbi luftën e Vietnamit, vjen në një realizim kinematografik me regji të Stevwn Spielberg. Filmi titullohet “The Post”, një histori e vërtetë e fillim-viteve 70-të që përshkruan garën mes dy gazetave prestigjioze amerikane, “The Washington Post” dhe “The New York Times”, për të zbardhur ndërhyrjen politiko-ushtarake të SHBA-ve në Vietnam.
The Post sjell dilemat e publicistes së parë grua në një gazetë të rëndësishme amerikane, Katharine Graham, e interpretuar nga ylli holliwoodian Meryl Strep, e cila rrezikon burgun për të publikuar të vërtetën e sekreteve të Pentagonit. Përkrah Meryl Streep është një tjetër çmim Oscar, Tom Hanks, i cili luan rolin e Ben Bradlee, kryeredaktorit të gazetës.
Në vitin 1971, aktivisti Daniel Elsberg zbuloi “Pentagon Papers”, vendimin e SHBA-ve për të bombarduar edhe vendet fqinje të Vietnamit, veprime të cilat ishin mbajtur sekret nga opinioni publik amerikan. Për deklasifikimin e këtyre informacioneve, Elsberg u dënua për spiunim dhe vjedhje të pronës shtetërore.