Të gjithë i mbani mend hitet e tyre të pavdekshme si: Mesazh, E gjithë bota jemi dy, Hou çike, Krahët e tua do jem, e shumë të tjera. E kuptuat që bëhet fjalë për West Side Family.
Treshja aq e dashur që bëri bujë në vitet 2000, do të humbiste përfundimisht një copëz të rëndësishme në vitin 2014 kur Dr Flori do të largohej nga jeta. Pas humbjes së mikut të tyre, Landi dhe Miri vazhduan të çonin përpara dëshirën e tij duke na dhuruar këngë të bukura.
Por a kanë ata një peng në jetën e tyre profesionale?
Së fundmi, të ftuar në programin “Në Pranga”, Landi dhe Miri zbuluan se pengu i vetëm i tyre është që nuk arritën të bënin një koncert recital kur Flori ishte ende gjallë.
“Nuk bëmë një recital me Florin, ku të përmblidhnim të gjitha këngët tona ndër vite. Ky është pengu më i madh. Ne të dy mund ta bëjmë edhe tani, por nuk është njësoj pa Florin”, u shprehën djemtë.
A do të kemi një recital vetëm nga Landi dhe Miri? Këtë nuk e dimë ende.
Në përfundim djemtë treguan se kënga e fundit që kanë pasur zërin e e Florit është “Beso” e publikuar 5 vite më parë.