Pedro Almodóvar sjell për herë të parë në gjuhën angleze filmin e tij të ri, “The Room Next Door,” me aktoret fituese të çmimeve Oscar, Julianne Moore dhe Tilda Swinton. Sony Pictures Classics ka publikuar trailerin e parë të filmit, i cili do të ketë premierën në konkurs në Festivalin e Filmit në Venecia më 2 shtator.
Filmi ndjek historinë e Ingrid (Julianne Moore) dhe Martha (Tilda Swinton), dy mike të ngushta që punonin së bashku në të njëjtin revistë në rininë e tyre. Ingrid u bë një romanciere e njohur për autofikcionet e saj, ndërsa Martha u kthye në një gazetare lufte, dhe jeta i ndau ato. Pas viteve pa kontakt, ato ribashkohen në një situatë ekstreme, por çuditërisht të ëmbël.
Në trailer, shohim Swinton në një shtrat spitali me Moore pranë saj, ndërsa muzika dramatike krijon një atmosferë të ngarkuar emocionale. Të dyja përpiqen të rivendosin miqësinë e tyre të humbur, megjithëse Moore duket më e interesuar për këtë sesa Swinton.
“The Room Next Door” është vazhdimi i Almodóvar pas filmit të tij të vitit 2021, “Parallel Mothers,” i cili gjithashtu debutoi në Venecia dhe fitoi Kupën Volpi për aktoren më të mirë, dhënë Penelope Cruz. Pas premierës së tij në Venecia, “The Room Next Door” do të dalë në kinematë më 20 dhjetor nga Sony Pictures Classics.