Partia Demokratike thotë se Edi Rama kërkon të kapë TVSH, duke emëruar mikun e familjes së tij si Drejtor të Përgjithshëm. Dhe këtë, sipas PD, do ta bëjë duke ndryshuar ligjin për TVSH. Rama e ka deklaruar publikisht të hënën në emisionin “Shih programin” të gazetarit Enkel Demi në TVSh se do ta ndryshojë ligjin për
“Për fat të keq jemi bllokuar prej më shumë se dy vjet nga pamundësia për të zgjedhur drejtorin e përgjithshëm. I kemi dhënë fund këtij staniacioni të krijuar nga pakica bllokuese, duke i hapur rrugë kalimit në Kuvend nëpërmjet një zgjedhje më të arsyeshme, njësoj si zgjedhja e Presidentit me shumicë të thjeshtë, kur dështon ajo e cilësuar”, u shpreh ai.
PD thotë se ligji për Median Audiovizive është mitaruar me konsensus pak muaj para zgjedhjeve parlamentare 2013 dhe se ishte PS e Ramës në opozitë që në vitin 2012 vuri si kusht për konsensusin ndaj këtij ligji shumicën e cilësuar në Këshill Drejtues të RTSH për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm. Mazhoranza e PD asokohe e pranoi kushtin e opozitës dhe e votoi kështu ligjin. Por sot – thotë PD – kur Rama është në pushtet, pikërisht këtë formulë të kërkuar prej tij para 5 vitesh ai do ta anullojë këtë të enjte në Kuvend, sepse kërkon të emërojë mikun e familjes. PD sqaron se ajo mbështet njërin nga kandidatët, Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj, që janë në garë, por thekson se Rama kërkon me çdo kusht të ndryshojë ligjin vetëm për të zgjedhur mikun e tij. PD i kujton Ramës se edhe Drejtore të Informacionit ka memëruar shefen e PR në Bashkinë Tiranë deri në 2011, të cilën ajo thotë se kërkonte ta emëronte përkohësisht Drejtore të Përgjitshme të Radio Televizionit Publik. /Lapsi.al