Proçesi i dekriminalizimit, dhe debati midis opozitës dhe mazhorançës ka bërë që Partia Demokratike të jetë një ndër më të përfolurat në median audiovizive.
Nga raporti i monitorimit të AMA, për muajin Maj për Subjektet Politike, rezulton se PD numëron kohën e dedikuar më të madhe në Televizionet dhe Radiot Kombëtare të vendit.
Por kush është përfolur më shumë e kush më pak në mediat kryesore, Pushteti Qëndror apo Partitë Politike?
Top Channel
PD ka zënë 25.75% të kohës në edicionet e lajmeve, duke mposhtur Partinë Socialiste e cila ka marrë vetëm 10.64% të kohës. Por PD ka mposhtur madje edhe Presidencën në TCH përsa i përket kohës së dedikuar.
- Presidenca 5.77%
- Kryeministria 9.80%
- Qeveria 24.18%
- Parlamenti 12.10%
- Partia Socialiste 10.64%
- Partia Demokratike 25.75%
- Lëvizja Socialiste për Integrim 2.13%
TV Klan
TV Klan këtë muaj mban rekord përsa i përket kohës dedikuar ndaj PD, në krahasim me televizionet kombëtare me plot 36.66%, e ndjekur nga qeveria me 16,53%.
- Presidenca 11.16%
- Kryeministria 14.71%
- Qeveria 16.53%
- Parlamenti 11.90%
- Partia Socialiste 8.31%
- Partia Demokratike 36.66%
- Lëvizja Socialiste për Integrim 0.43%
TVSH – Televizioni Publik
Qeveria këtë muaj ka arritur të marrë 29.78% të kohës së edicioneve informative në TVSH, duke e arsyetuar këtë edhe me faktin se gazetarët e televizionit publik janë gjithmonë pranë aktiviteteve të qeverisë, por sidoqoftë, Partia Demokratike ndiqet e dyta përsa i përket shikueshmërisë me 20.93%.
- Presidenca 5.71%
- Kryeministria 12.24%
- Qeveria 29.78%
- Parlamenti 14.62%
- Partia Socialiste 11.81%
- Partia Demokratike 20.93%
- Lëvizja Socialiste për Integrim 2.88%
Top Albania Radio
Edhe pse hapsira e lajmeve mbytet plotësisht nga muzika në TAR, në këndëvështirmin si media mund ta cilsojmë se PD mban vendin më të dedikuar ndryshe duke kaluar edhe televizionet me 39.26%.
- Presidenca 4.87%
- Kryeministria 9.54%
- Qeveria 20.82%
- Parlamenti 12.08%
- Partia Socialiste 7.35%
- Partia Demokratike 39.26%
- Lëvizja Socialiste për Integrim 0.93%
Radio Tirana
Qeveria mbetet përsëri më e përfolura në këtë radio, me 30.72% të kohës, PD zë 25.00% ndërsa Presidenca kohën më të ulët se të gjithë, 3.47% të të gjithë edicioneve informative në valë radiofonike.
- Presidenca 3.47%
- Kryeministria 10.09%
- Qeveria 30.72%
- Parlamenti 14.63%
- Partia Socialiste 3.13%
- Partia Demokratike 25.00%
- Lëvizja Socialiste për Integrim 3.13%
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim nga redaksia