Sezoni i ri vjen me seriale të reja në Tv Klan dhe Klan Plus. Sipas drejtorit të Programacionit në Tv Klan, Albert Dumani, nga Shtatori nis në Klan Plus seriali historik “Payitaht: Abdylhamit” (Kryeqyteti: Abdylhamit), në disa seri të të cilit shfaqet edhe aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Nik Xhelilaj.
“Nëse zgjuarsia është 100 gramë, Abdylhamit ka 90 gramë të saj, unë kam 5 gramë dhe të gjithë liderët dhe politikanët e tjerë në botë, kanë 5 gramë që mbetet” – ka thënë Otto Von Bismarck, kancelari i parë i Gjermanisë.
Seriali hedh dritë në 14 vitet e fundit të pushtetit të perandorit me të fuqishëm Osman në shekullin e XIX, Abdylhamit Han. Është një histori e vërtetë për një sulltan të vërtetë.
Abdylhamit Han ishte sulltani më modern dhe inovator i të gjitha kohërave. Ai kishte shumë projekte për të ardhmen e shtetit, madje planifikoi edhe një tunel nënujor në Stamboll, i cili u ndërtua në vitin 2017. Ai ishte vizionar dhe filantropist. Sidoqoftë, si pasojë e disa tradhtarëve brenda pallatit dhe madje edhe brenda familjes së tij, ai nuk arriti dot t’i përfundonte të gjitha projektet e planifikuara.
I zgjuari Sulltani Abdylhamit, përjetoi shumë kohë të vështira dhe shumë suksese duke lënë gjurmë në historinë e politikës botërore të shekullit XIX. Ai ishte perandori i fundit për nga rëndësia (sulltani i 34-rt) i një dinastie shumëshekullore.
Një prodhim madhështor nga TRT, gjigandi mediatik që ka prodhuar edhe serialin tjetër historik “Ertugrul”. Një serial me një kast aktorësh që arrin deri në 500 dhe me një staf teknik prej 120 personash. iaProdhim i vitit 2017-18 me 2 sezone të përfunduar në qershor 2018 me rreth 150 episode dhe në shtator 2018-19 do të nisë sezoni i 3-të i tij. Me aktoret: Bulent Inal, Hakan Boyav, Ozlem Conker, Songul Oden dhe aktori shqiptar Nik Xhelilaj në disa episode.