Sezoni i ri televiziv do e gjej gazetarin e njohur Patrik Sadikaj nen logon e kanalit informativ A1 Report.
Pas largimit nga Ora News, dite me pare, gazetari Patrik Sadikaj i pyetur nga Info Media Albania nuk ka dashur të prononcohet për arsyet apo për logon e kanalit të ri ku ai do të shfaqej.
Ndoshta per arsye kontraktuale ai ka vendosur të qëndroj i rezervuar për këtë temë. Të paktën deri sot, ne ne IMA kemi arritur të konfirmojmë se Patrik Sadikaj i është bashkuar stafit te A1 Report.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë suksese në punën e tij të re!