Sara Hoxha dhe Ledion Liço një javë më parë u bënë prindër për herë të tretë, teksa erdhi në jetë vajza e tyre, Ruya. Për të bijën producentja foli për herë të parë ditën e djeshme, kur zbuloi emrin e saj të veçantë, që meqë ra fjala do të thotë ëndërr, ndërsa sot ajo ka rrëfyer më shumë për lindjem e saj.
Kështu, Sara e quan të bijën si “njeriu më i fortë që ka njohur” pasi kishte nevojë për ndihmë mjekësore menjëherë pas lindjes dhe fatmirësisht tani është duke u rikuperuar. E teksa fokusi dhe e gjithë vëmendja e Hoxhës është ndaj të bijës, sot nis transmetimim “Dancing With the Stars”, projekt në të cilin ajo është producente.
Në lidhje me programin dhe kujdesin që ka treguar ndaj saj e familjes këtë periudhë, Sara ka bërë një falenderim publik për partnerin, drejtorin artistik të Top Channel, Ledion Liço, i cili sipas saj e ka mbuluar në çdo pozicion gjatë kësaj kohe. Ajo po ashtu e quan veten me fat që do ta ketë emrin pranë Ledionit në këtë projekt e që mëson nga ai çdo ditë, ndërsa nuk harron të na urojë të gjithëve shikim të mbarë të DWTS sonte.
Edhe ne mezi presim ta shohim dhe forca Ruya!