Pastroni flokët dhe skalpin nga yndyra dhe zbokthi me këtë maskë super të thjeshtë
Nëse prej kohësh po pyesni veten si të pastroni skalpin e kokës nga yndyra, zbokthi apo kimikatet zgjidhja është më e thjeshtë nga sa mendoni. Heqja e papastërtive apo toksinave nga skalpi i kokës mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk merr kujdesin e duhur.
Shumë njerëz preferojnë të heqin toksinat nga koka e tyre pas trajtimeve të gjata me bojra apo shampo kimike.
Kur është koha e duhur që të aplikoni këto maska pastruese
Në këtë rast nuk ka ndonjë periudhë të paracaktuar, mjafton të shihni me kujdes nevojat e flokut tuaj. Nëse keni shumë zbokth, yndyrë të shtuar, skalp të irrituar apo flokë shumë të thatë merrni masa sa më shpejt. Këto janë sinjale të heshtura që flokët po ju dërgojnë nëse së fundmi jeni treguar të ashpër me to.
Maska me uthull molle
Përbërësit
5 lugë gjelle uthull molle
200 ml ujë
Përgatitja
Lani flokët me shampo si zakonisht dhe më pas vazhdoni me maskën. Përzieni 5 lugë gjelle uthull molle me sasinë e ujit dhe lyeni të gjithë sipërfaqen e kokës teksa flokët janë të lagura. Masazhojeni kokën dhe flokët mirë dhe vazhdoni me tharjen e tyre.
Mos i shpëlani më flokët në mënyrë që uthulla e zbutur me ujin të veprojë për disa ditë. Uthulla e mollës do të pastrojë flokët tuaj pa dëmtuar yndyrën natyrale dhe të shëndetëshme të flokut. Kjo është një nga mënyrat më të thjeshta të detoksifikimit që mund ta aplikoni vetëm 1 apo 2 herë në javë.