Alotmenti i Përmetit është i fundit që ndezi transmetimet digjitale, por kësaj harte e cila vazhdon të zgjerohet ditë pas dite në të gjithë territorin e vendit i shtohet edhe transformimi teknologjik ne rrjetin e transmetimeve numerike te RTSH, një proces i cili po realizohet me ritme te shpejta.
I tillë është edhe rajoni i Gjirokastrës, ku RTSH ka shtrirë sinjalin dixhital, me ndezjen e katër transmetuesve dixhitale në stacionet e Çarshovës, Kërcullës, Tepelenës dhe Përmetit, pjesë e një procesi prej me shume se 40 stacionesh që tashmë përçojnë sinjalin me cilesinë më të lartë të transmetimit të figurës dhe zërit në Shqipëri, fale investimeve që po realizohen vitet e fundit në transmetuesin publik të shqiptarëve.
Transmetimi dixhital tokesor i Radio Televizionit shqiptar në rajonin Permetiti dhe Kelcyrës ka rritur shikueshmerinë e kanaleve të ndryshme te paketës se RTSH-se. Fale aplikimit të kësaj teknologjie tashmë edhe banoret e këtyre zonave kanë mundësi të ndjekin transmetimet e Televizionit Publik me cilësi të lartë figure dhe zëri. Mjafton një antenë e thjeshtë, e drejtuar nga transmetuesi i vendosur në kodër të qytetit, një kërkim i thjeshtë në televizorin tuaj dhe menjëherë në të do të shfaqen të rreshtuara kanalet e rrjetit te radio televizionit shqiptar, një mori zgjedhjesh për të gjitha moshat, për të gjitha shijet, duke u munduar te plotësojë qellimin e medias publike për informim, edukim dhe argëtim.
Këto ditë ethet e Boterorit të Rusisë kanë përfshirë jo vetëm ata që janë ndjekës të futbollit, por një pjesë shumë të madhe të shikuesit në vend. Banorët e Përmetit shprehen se vlerësojne programet e televizionit publik, tematikat e tyre, lajmet dhe raportimet realistë nga terreni. Gjithashtu ata vleresojnë edhe kanalet dhe programet e larmishme që ofron paketa e RTSH-së ndërkohë që transmetimin e ndeshjeve të kampionatit botëror ata do ta ndjekin në paketën e RTSH.
Përmeti eshte investimi qe i bashkohet hartës dixhitale të RTSH, e cila ka nisur transmetimet dixhitale me qualitet të lartë me pare ne Tiranë, Durrës, Korçë, Pogradec, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Kukës dhe që çdo ditë do të zgjerohet me të tjerë qytete deri në mbulimin e plotë të gjithë territorit shqiptar. Synimi është që të gjithë shqiptarët të gjejnë veten në transmetuesin e tyre publik, me cilësi dhe standarde që përmiresohen çdo dite. Botërori i Rusisë është një ndër eventet që do të mbajë mbërthyer përpara ekranit të Rtsh të gjithë publikun për një muaj të plotë. Por një verë e nxehtë sportive është përpara, për të gjithë të apasionuarit e eventeve të tjera të mëdha sportive, me transmetimet e garave të Moto GP dhe ekskluzivitetit më të ri të RTSH, Formula Një, gara me spektakolare dhe më e shpejtë e automobilizmit.