Aktori Elliot Page dhe koreografja Emma Portner, kanë vendosur të divorcohen pasi tre vitesh martesë.
“Pas shumë reflektimi kemi vendosur të ndërmarrim vendimin e vështirë të divorcit pas ndarjes verën e shkuar”, tha çifti kanadez në një deklaratë.
“Ne kemi respektin maksimal për njëri tjetrin dhe mbetemi miq të mirë”, thanë ata pa shtuar detaje të tjera. Page, 33 vjeç, aktor i nominuar për çmim oskar, u shfaq hapur si transgjinor në 2020. Ai vendim u prit mirë nga shumë fansa dhe kolegë aktorë.
I njohur më parë si Ellen Page, ai tha në atë kohë se ishte diçka e jashtëzakonshme që më në fund mund ta donte veten për atë që ishte në të vërtetë. Ai po ashtu shfrytëzoi rastin edhe për të dënuar diskriminimin kundrejt trans seksualëve.
Page u lëvdua jo pak pas rolit të një mësueseje shtatzënë në filmin e 2007 Juno. Të tjerë filma të njohur të tij janë Inception dhe seria X-Men, ndërsa aktori është shfaqur së fundmi në serinë e Netflix, “The Umbrella Academy”. Portner, 26-vjeçare, ka thënë se ajo e kishte mbështetur gjithnjë vendimin e Page për tu deklaruar si transgjinore.