Pasi u arrestua ditën e sotme, këngëtarja Fjolla Morina ka përfunduar në spital. Asaj iu gjet një armë teksa udhëtonte dhe u dërgua në paraburgim, mirëpo aty nuk është ndjerë mirë dhe është shtruar me emergjencë në spitalin e Kukësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
LEXO EDHE:
Këngëtarja kosovare ndalohet në Morinë, me pistoletë në çantë
Fjollës iu gjet në çantë një armë zjarri tip “Zoraki” me 23 fishekë dhe ajo ka tentuar të kalojë kufirin në Morinë me të. Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë që shoqëronin këngëtaren, F.M dhe F.S të dy 29 vjeç, njëri banues në Kosovë e tjetri në Belgjikë. Mbetet për të parë tashmë nëse pasi gjendja e saj të përmirësohet do të lihet e lirë apo do të kthehet në qeli.