Ditën e sotme janë mësuar emrat e finalistëve të Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH.
Ndër emrat e finalistëve mungonte emri i këngëtares Enxhi Nasufi, e cila u prezantua me këngën “Njësoj”, të cilën e shoqëroi me një perfomancë mjaft energjike në skenë.
Për këtë ka reaguar vetë këngëtarja, e cila ndër të tjera u shpreh se listës së finalistëve u janë shtuar edhe 2 emra që nuk duhet të ishin.
“Do të ishin 16 finalistë, por rrugës u shtuan edhe 2, sepse bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme, ndarje tokash. Shumë brryla, shumë miq, shumë ujqër… nja 2 u shtuan rrugës dhe sigurisht nuk kishte vend për mua aty. Por shyqyr Zotit, isha lodhur me thënë të drejtën dhe doja të pushoja dhe jam shumë e lumtur që jam në shtëpi!”, – shprehet Enxhi.
“Megjithatë nuk i dihet unë do të marr pjesë prapë në festival në të ardhmen, ndoshta në kushte dhe rrethana të tjera, por sigurisht vetvetja me sinqeritetin tim që më karakterizon, ku sipas shumë njerëzve sinqeriteti është virtyt i budallait, por unë mendoj që jo dhe ngulmoj që jo. Kaq kisha suksese të gjithëve”, – ka treguar në një video këngëtarja.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Nasufi “thumboi” Anxhela Peristerin duke u shprehur se ishte ajo që i kishte nxjerrë lajmet për fitoren e saj.