Për t’u bërë pjesë e skenës ndërkombëtare, shpeshherë paraqet vështirësi për artistët e rinj.
Me një gjë të tillë është ballafaquar edhe reperi me prejardhja shqiptare, Gashi, i cili po korr sukses në industrinë muzikore.
Ditë më parë ai kishte paralajmëruar për lansimin e albumit “1984”, i cili tashmë është i qasshëm për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.
Për të festuar publikimin e tij, Gashi ka vendosur që në bashkëpunim me YouTube, të publikojë një dokumentar sa i përket karrierës së tij dhe vështirësitë që pati në fillim.
Në po të njëjtin dokumentar janë shfaqur edhe familjarët, teksa nëna e tij rrëfente se si kishin kaluar nga një shtet në shtetin tjetër, pasi nuk dëshironte që fëmijët e saj të vdisnin në luftën e cila po zhvillohej në Kosovë.
Po ashtu, ai përmend edhe festivalin ‘Sunny Hill’, teksa potencon se ishte kthyer në Kosovë pas 18 vitesh.
Që nga paraqitja e tij e parë, vështirësitë e karrierës, sukseset dhe intervistat e ndryshme, Gashi i ka bashkangjitur në një dokumentar. /Telegrafi/