Moderatorja Donja Mema, bëhet nostalgjike pas largimit nga Top-Channel.
Përmes opsionit pyetje-përgjigje në “Instagram”, ajo i është përgjigjur pyetjes se kur ka qarë për herë të fundit dhe se cili ka qenë momenti më i sikletshëm në skenë.
Momenti më i sikletshëm për të ka qenë kur ka dalë në skenë me atlete sepse ka harruar të veshë takat.
“Nuk jam tip që qaj, i shpreh emocionet ndryshe. Momenti më i sikletshëm në skenë ka qënë kur bëra hapjen e e “ the voice kids 3” live dhe dola me atlete se harrova të vesh takat”, shprehet ajo.
Donja vazhdon të jetë tejet aktive në rrjete sociale, ku poston foto nga pushimet e saj që mesa duket kanë qënë një reflektim edhe për ndryshime të reja.
Së fundmi u konfirmua largimi i saj nga televizioni ku ajo u shfaq për herë të parë dhe ku u aprovua si një gazetare dhe më pas si moderatore.