Pandemia e koronavirusit ka bërë që këtë vit në mënyrë të paprecedentë Pashkët të festohen në një mënyrë krejt ndryshe, pa praninë e besimtarëve.
Ndërsa këtë fundjavë kremtohen Pashkët Katolike, të cilat po zhvillohen pa praninë e besimtarëve dhe ku shërbesat edhe në Shqipëri po transmetohen në internet dhe në mediat e kishës, besimtarët orthoshoksë presin nisjen e kremtimeve këtë javë që vjen.
Në Kishat Orthodhokse në Shqipëri, shërbesat gjithashtu do të kryhen me dyer të mbyllura siç ka qënë dhe vendimi i Sinodit të Shenjtë. Ndërkaq, duke qënë se besimtarët nuk do të kenë mundësinë të jenë prezentë si rrallëherë, Kisha Orthodhokse do të transmetojë shërbesat përmes RadioTelevizionit Shqiptar për katër ditë rresht:
- E Enjte, 16 prill, ora 17:30-20:30 – RTSH 2
- E Premte, 17 prill, ora 18:00-21:00 – RTSH 2
- E Shtunë, 18 prill, ora 23:00-02:00 – RTSH 1
- E Diel, 19 prill, ora 18:00-19:30 – RTSH 2
Kjo është hera e parë që RadioTelevizioni Shqiptar transmeton në fasha të ditëve jo-festive Shërbesa Fetare, kjo si rrjedhojë e ndalimit nga ana e ligjit për mediat audio-vizive që specifikon se shërbesat fetare mund të transmetohen në ditët e kremtimit. Ligji gjithashtu specifikon dhe rastet e jashtëzakonshme.
Kisha Orthodhokse gjithashtu do të transmetojë shërbesat e Javës së Madhe dhe ditës së Pashkëve në Radio Ngjallja dhe në mediat sociale sipas orareve:
që do të transmetohen nga Radio “Ngjallja”
– 18:00 – 20:00 – Mëngjesorja, e Dhëndrit (1)
– 18:00 – 20:00 – Mëngjesorja, e Dhëndrit (2)
– 18:00 – 20:00 – Mëngjesorja, e Dhëndrit (3)
– 18:00 – 20:00 – Mëngjesorja, e Lajtores
– 17:30 – 21:00 – Mëngjesorja, e Pësimeve (12 ungjitë)
– 18:00 – 21:00 – Mëngjesorja, Varrimi dhe Vajtimet (Epitafi)
PASHKA – Mëngjesorja & Liturgjia