Një tjetër ndryshim në prezantimin e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’. Mësohet se prezantuesja aktuale, Kozeta Turishta është hequr nga emisioni në mes të sezonit televiziv, për tu zëvëndësuar me një tjetër moderatore.
Gazetarja, Jonida Shehu do të zëvëndësojë Turishtën duke filluar nga e hëna (16 shkurt) në emisionin e përditshëm “Pasdite në Top Channel’.
Prej me shumë se 2 vjetësh moderatore në televizionin Ora News, Shehu ka pranuar ofertën për të lëvizur në mes të sezonit në televizionin kombëtar.
Duhet thënë se që në krijimin e saj “Pasdite në Top Channel” nuk ka gjetur qetësi me prezantueset. E nisi me Arbana Osmanin, më pas me Genta Popën, duke vijuar një sezon me Lira Burgija-n. Ulpiana Lama qëndroi më gjatë, për dy sezone por u zëvendësua këtë vit nga Kozeta Turishta. Por mesa duket as kjo e fundit nuk ka ndikuar mirë në matjet e shikueshmërisë së emisionit.
Dhe si kurrë më parë, zëvendësohet në mes të sezonit këtë rradhë nga një moderatore me eksperiencë të gjatë, që nisi punën në Vizion Plus si spikere lajmesh dhe vijoi në Ora News si moderatore e emisionit “Natën Vonë”.
Marrë nga Anabel