Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump është pezulluar përkohësisht nga YouTube pasi nxiste dhunë me anë të videove që publikonte nga protesta në Capitol.
Shërbimi i famshëm për shpërndarjen e videove mori këtë vendim për shkak të frikës se mund të përdorë rrjetin social për të nxitur trazira në ceremoninë e inagurimit të Joe Biden si Presidenti i ardhshëm i SHBA.
“Pas shqetësimeve në lidhje me nxitjen e vazhdueshme të dhunës, ne hoqëm videon e ngarkuar në kanalin e Donald Trump pasi shkeli politikat tona”, tha YouTube në një deklaratë.
Kanali i Trump është ndaluar përkohësisht nga ngarkimi i përmbajtjes së re për të paktën 7 ditë. Javën e kaluar, rrjete të tjera sociale si Facebook, Twitter, Snapchat, Tëich dhe Instagram pezulluan Trump nga platformat e tyre.