Kiralik Ask, një prej serialeve mjaft të suksesshëm në Shqipëri tashmë pas transmetimit të episodeve premierë në platformën Tring, do të vijë edhe nën logon e Vizion Plus.
I quajtur në Shqip, “Dashuri me Qira” dhe një ndër sukseset më të mëdha të kinematografisë turke për 2016. Seriali ka arritur një audiencë të kënaqëshme në Tring dhe premton të njejtën gjë po ashtu edhe në V+.
Sinops
Defne eshte nje vajze e re dhe e bukur e cila punon si kamariere per te ndihmuar familjen e saj. Qe pas vdekjes se prinderve, ajo jetonte me gjyshen, vellain dhe motren e vogel. Ndonese nuk eshte e pasur, ajo kurre nuk eshte ankuar dhe eshte e lumtur me jeten qe ka. Megjithate, jeta e saj e thjesht do te komplikohet dhe do te marre nje kthese te rendesishme kur i vellai I saj do te merret peng nga mafia per nje borxh te papaguar. Per te shpetuar te vellane, Defne duhet te gjeje 200,000 Lira turke brenda 24 oreve.
Omer, ne anen tjeter, eshte nje CEO i ri i cili zoteron nje dyqan te famshem kepucesh. Ai eshte i heshtur, serioz dhe shume i dhene pas punes. Pas vdekjes se prinderve, ai gjen paqen ne nje punishte te vogel kepucesh ku ai nis te punoje si nxenes. Ai meson sesi te bej kepuce dhe nis biznesin e tij personal permes krijimit te nje marke te njohur. Ndonese vjen nga nje familje e pasur, ai kurre nuk ka pranuar para nga gjyshi I tij dhe eshte perpjekur te fitoje gjithçka vete. Ai ben nje jete te disiplinuar si nje motiv per te hedhur pas te kaluaren: zgjohet heret ne mengjes, shetit me varke, ndjek nje diete te rregullt dhe punon shume deri vone.
Keto dy bote te ndryshme do te perplasen kur Omer shkon ne restorantin ku punon Defne. Omer kerkon ti shmanget nje date takimi te organizuar nga tezja e tij Neriman. Per kete arsye, ai hiqet si i dashuri i Defnes pa aprovimin e kesa te fundit. Madje ai guxon edhe ta puthe Defnen, vetem per te bindur vajzen qe supozohej te ishte bashkeshortja e tij e ardhshme nese gjerat shkonin si duhet. Omer ia del me sukses te prishe takimin duke perdorur Defnen por ai nuk e di qe e gjithe skena u pa nga tezja e tij Neriman.
Neriman perpiqet te gjej menyren qe te martoje Omerin ne 6 muaj per te bindur vjehrrin e saj I cili kercenon te shkepus marrdheniet me ta. Ajo kerkon te gjeje nje vajze qe te mund ta bej Omerin te bjere ne dashuri me te ne gjashte muaj. Nerimanit i vjen nder mend Defne dhe i propozon asaj nje oferte te jashtezakonshme. Sipas kesaj oferte, Defne do te punonte si asistente personale e Omerit, ajo duhej te dukej bukur gjithe diten, ajo do te bente çfare deshironte Omeri dhe do te bente te mundur qe ai te binte ne dashuri me te. Edhe pse Defne nuk do te donte te behej pjese e kesaj loje, ajo e pranon oferten per te shpetuar vellain. Ajo merr parate, shpeton te vellane dhe nis me sfidat e jetes se re.
Ne kete rrefim, do te gjeni nje dashuri te çuditshme e cila nis me nje loje qe me pas shnderrohet ne realitet. A do te mundet Defne te permbush me sukses misionin e saj? A do te zbuloje Omeri lojen dhe te kuptoje se Defne perkrahet nga shume njerez, ne misionin e saj per te fituar zemren e tij? A do te behet nje dashuri me qira perfundimisht nje dashuri e vertete?
“Dashuri Me Qira” do të transmetohet në primetime nga e Hëna në të Premte ora 19:45./imalbania.com/