Së fundmi është përfolur në mediat turke dhe nëpër forumet e fansave se aktori Burak Ozcevit është drejt ndarjes me aktoren dhe bashkëshorten e tij Fahriye Evcen.
Mirëpo mesa duket këto janë vetëm thashetheme sepse Burak dhe Fahriye janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Vetë aktori ka reaguar pas këtyre lajmeve përmes një videoje të postuar në profilin e tij zyrtar në Instagram ku shfaqet me Fahriyen dhe djalin e tyre Karan teksa argëtohen në oborrin e shtëpisë.
Burak shkruan krahas videos: “Kjo është gjendja në shtëpinë tonë.”
Në këtë mënyrë, Nurak ka dashur të tregojë se sa të lumtur janë dhe se lajmet e ndarjes së çiftit janë të pavërteta.